Sulm me bombë në Ankara, plagosen 2 policë

Ministri i Brendshëm i Türkiye-s, Ali Yerlikaya njoftoi se rreth orës 09:30 para derës hyrëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë të Ministrisë së Brendshme 2 terroristë mbërritën me një automjet dhe kryen sulm me bombë dhe në vendngjarje u plagosën lehtë dy punonjës të policisë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, në lidhje me sulmin ministri Yerlikaya tha: “Rreth 09:30 para derës hyrëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë të Ministrisë së Brendshme 2 terroristë mbërritën me një automjet tregtar dhe kryen sulm me bombë dhe se në ngjarje u plagosën lehtë dy punonjës të policisë. Një nga terroristët hodhi veten në erë ndërsa terroristi tjetër është neutralizuar”.

“Gjatë zjarrit të hapur janë plagosur lehtë 2 punonjësit tanë të policisë. Uroj shërim të shpejtë për heronjtë tanë. Lufta jonë do të vazhdojë pa ndaluar derisa të neutralizohet edhe terroristi i fundit”, tha Yerlikaya.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme