Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka dënuar sulmin që ka ndodhur sot në orët e pasdites ndaj objektit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Suedi.
“Ministria e Punëve të Jashtme falënderon autoritetet suedeze për reagimin e shpejtë dhe bashkëpunimin e ngushtë në lidhje me këtë rast. Ky është sulmi i dytë ndaj Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm që nga hapja e saj në vitin 2009”, përfundon komunikata.