Ndryshimet në Kodin penal kanë ngecur prej muajsh. Me to, sulmi ndaj gazetarëve do të njihet si sulm ndaj personit zyrtar. Megjithëse këto ndryshime janë propozuar me konsensus, për bllokimin e tyre nuk e merr askush përgjegjësinë.
“Si parti e dënojmë atë që ndodhi mbrëmë megjithatë e dëshmuam edhe si sistem se funksionojmë sepse dhunuesi është arrestuar menjëherë. Nëpunësit e mediave duhet të punojNë sipas parimit të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave dhe gjithmonë si parti politike do të iniciojmë gjithçka që është në mundësitë tona të bëhen intervenimet në Kodin penal të cilat janë temë diskutimi më gjatë kohë. Për fat të keq, ju e dini obstrucionin që e bën opozita. Kur vjen në këto situata e shohim se secili segment në shoqëri është i rëndësishëm, por është akoma më e tmerrshme obstrucioni që e bën opozita gjithë këtë periudhë”, tha Martin Kostovski, LSDM./Alsat.mk