Sulmi kibernetik/ Hakerat dëmtojnë edhe email-in zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Sulmi kibernetik duket se ka prekur edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Gazeta “Panorama” ka siguruar email-in që kryekomisioneri i ka dërguar partive politike për t’i njohur me projektvendimin, si dhe për t’i kërkuar që në një mbledhje të posaçme të diskutojnë projekt-aktin.

Por, gjatë rreshtave bie ne sy se sulmi kibernetik ka prekur edhe KQZ-në, pasi kryekomisioneri thekson se ia ka dërguar email-in nga ai personal.

“Në vijim të bashkëpunimit për përgatitjen e procesit të votimit nga jashtë, ju lutem gjeni në ‘attach’ draftin e projekt-aktit ‘Për rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit për zgjedhjet për Kuvendin’ së bashku me relacionin përkatës. Ju lutem konsideroni që ky është një draft paraprak, i dërguar për njohje te ju. Nuk është akoma një draft zyrtar për shqyrtim. Drafti është përgatitur në konsultim edhe me përfaqësues të organizatave të diasporës. Në një nga ditët në vijim (besoj deri ne fund të muajit gusht), jeni të mirëpritur me komentet tuaja dhe ndoshta për të lënë më pas një takim konsultativ. Për shkak të situatës së njohur në lidhje me mosfunksionimin e email-it zyrtar, draftet e dy dokumenteve po ua dërgoj nga email-i personal”, thuhet në email-in e Celibashit./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme