
Të mërkurën nisë gjykimi kundër dy të akuzuarve për sulm ndaj ekipit të Televizionit Alsat më 9 korrik në Vizbeg të Shkupit.
Aleksandar Nikollçev dhe Maja Karamanova ulen në bankën e të akuzuarve mbi akuzat për pengim nda personit zyrtarë, akt të cilin prokuroria ka arritur ta dëshmon se e kanë kryer kundër ekipit të Alsat M, respektivisht kundër gazetarit Avni Tahiri dhe operatorit Shenoll Hajredin.
Ekipi i Alsat po filmonte zjarrin që kishte përfshirë depon për skrap të kompanisë “ASD METAL GROUP” e cila menaxhohet nga Nikolçev dhe Karamanova. Përveç pengimit ndaj dy të punësuarve në Alsat është ushtruar edhe dhunë fizike me pasoja të cilët janë vërtetuar nga mjekët përkatës.
Gjithashtu janë dëmtuar edhe pajisjet e televizionit dhe pajisjet pritave të ekipit. Vepra për të cilën akuzohen çifti që menaxhon kompaninë “ASD METAL GROUP” parashikon dënim me burg deri në 5 vjet. / Alsat.mk




