Sulmohen dhe plaçkiten dy shtetase të Shqipërisë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy femra nga Shqipëria janë sulmuar derisa po dilnin nga një kafiteri në Ferizaj, si dhe janë plaçkitur.

“Viktima femër shtetase e Shqipërisë ka raportuar se me të dalë nga kafiteria së bashku me punëtoren e saj po ashtu viktimën femër shqiptare shtetase e Shqipërisë janë sulmuar nga dy të dyshuar të panjohur dhe të maskuar. Të dyshuarit të dy viktimave ua kanë grabitur çantat e krahut në të cilat kanë pasur dokumentet personale si dhe para të gatshme”, thuhet në raport.

Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur, derisa nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme