Rrahje e të rinjve në Mitrovicë, plagoset 17 vjeçi, arrestohen 6 të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se si pasoj e një përleshje ndërmjet një grupi te rinjsh një 17 vjeçar, ka mbetur i plagosur, rasti është raportuar të ketë ndodhur në orët e pasdites të datës 22 shtator 2016.

Ngjarja kae ndodhur në rrugën e “UÇK-së” në Mitrovicë.

Bëhet e ditur se plagosja ishte shkaktuar nga një mjet i mbrehtë dyshohet te jetë thikë. Pas dhënies së ndihmës së parë në Mitrovicë, i plagosuri u transferua në QKUK.

Hetuesit policorë kanë identifikuar gjashtë persona të rinj të dyshuar për përfshirje në ngjarje, ndërsa ne cilësi te provës materiale është konfiskuar një thikë.

Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent, nga gjashtë dyshuarit, pesë nga ta lirohen për procedurë te rregull, ndërsa njërit nga ta i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme