Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në dy raste të ndara, janë sulmuar dy nxënës, për cka janë arrestuar tre persona.
– Është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht një nxënës mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
– Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/shqiptarë, pasi që të njëjtit në oborr të një shkolle kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.