Sulmohet deputeti Muhamed Zekiri: Më sulmuan dhe goditën sigurimi i Mijallkovit

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka theksuar se është sulmuar nga sigurimi i ish-shefit të shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov. Zekiri ka thënë se ngjarja ka ndodhur në kafeterinë “Dion”, ku Zekiri kishte ardhur aty me miqtë e tij, pasi që kishte rezervuar një tavolinë.

“Unë me miq kisha rezervuar një tavolinë në Dion dhe pasi që mbërritëm erdhi një person më tha se duhet ta lëshojmë lokalin menjëherë, sepse jemi të padëshiruar dhe ka një aheng privat. Unë tentova tia sqarojë se kemi bërë rezervimin e tavolinës, por ai e rrëzoi ate. Më pas filluan që duke me shtyrë të më nxjerrin nga lokali dhe pas që në lokal është edhe Mijallkov. Një person nxorri legjitimacionin e policisë, ndërsa tjetri më goditi nga prapa”, theksoi për Libertas, Zekiri, duke thënë se rastin e ka paraqitur në polici. Ai ka theksuar s e incidenti është nxitur nga sigurimi i Mijallkovit.(INA)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme