Sulmohet fizikisht nga bashkëshorti, viktima refuzon tretmanin mjekësor dhe strehimin

Një grua ka raportuar dje në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe e njëjta ka refuzuar tretmanin mjekësor dhe strehimin, transmeton Koha.net.

“Me datën 11.09.2018 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili sipas viktimës ka probleme shëndetësore mendore”, thuhet në raportin e Policisë.

“Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor dhe strehimi, por e njëjta i ka refuzuar”, thuhet tutje në raport.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme