Sulmohet fizikisht një punëtore shëndetësore

Policia ka ngritur kallëzim penal ndaj një 27-vjeçari, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht në vendin e punës një të punësuare në Shtëpinë e Shëndetit në Kriva Pallankë, transmeton TV21.

“Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Kriva Pallankë ka ngritur kallëzim penal kundër S.N. (27), për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “parandalim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”. I denoncuari, më datë 16.07.2023 në Institucionin Publik Shëndetësor – Shtëpia e Shëndetit Kriva Pallankë ka sulmuar fizikisht A.I., e punësuar në këtë institucion”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme