Sulmohet me armë një autobus në Malishevë

Një person i armatosur ka shtënë me AK-47 në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi, derisa tregoi se nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 12:10, është pranuar një informacion lidhur me një sulm me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës,me ç’rast njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. Si rezultat personi i dyshuar është arrestuar dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, është ndaluar për 48 orë, si dhe është sekuestruar një armë e llojit AK-47. Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe aktualisht është në proces të hetimit”, njoftoi ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme