(VIDEO) Shfaqet dokumentari “Më çoni në qafë të botës ta shoh Çamërinë”

“Më çoni në Qafë të Botës të shoh ÇAMËRINË!”, ky ishte titulli i  filmit, premiera e të cilët u mbajtë  të mërkurën në Shkup në kuadër të “Muajit të Çamërisë, e cila organizohet nga  Shoqata Kulturore “Vizioni M” në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hasan Tahsini”.

Filmi është realizuar nën skenarë të  Luan Ramës dhe  nën regji të Pandeli Çeços, ndërsa Alket Veliu është producentë. Filmi flet për një të moshuar e cila në fëmijërinë e saj u ka mbijetuar masakrave dhe gjenocidit grek mbi popullësinë çame dhe e cila ka mall për vendlindjen e saj dhe i njejti është i bazuar në ngjarje të vërtet. Përderisa u shfaq filmi, heshtja e kaploi të gjithë sallën. Dritat u fikën, por u ndezën emocionet. Çdo skenë solli kujtime, reflektime dhe ndjenja të veçanta, duke e bërë publikun të jetojë për disa çaste brenda historisë së rrëfyer në ekran.

Filmi përfundoi, ndërsa në podium u ngjiten producenti dhe skenaristë i filmi, të cilët treguan në detaje për filmin, por edhe për rrëfime të ndryshme që kanë rrëfyer çamët, të cilët sot e atë ditë, nuk u lejohet të shkojnë as si vizitorë.

ALKET VELIU, PRODUCENT

“Unë dua të ndalojë në një momentë rë rëndësishëm të këtij filmi, që trajtohet mjeshtërishtë nga nga z. Luan Rama, që është fakti i pamundësisë të atyre që kanë lindur në Çamëri për tu rikthyer dhe për të parë shtëpitë ku kanë lindur. Është një tragjedi dhe mund të them është një vrasje për herë të dytë të këtyre persona. Ata kanë lindur atje, kanë lënë atje, jo vetëm shtëpitë fizikishtë, por kanë lënë atje edhe kujtimet, varret e të parëve”.

Ndërkaq, diplomati Luan Rama, duke folur në aspektin politik, tha se  përveç se një pjesë të madhe të fajit që ka shteti i Greqisë, po aq fajtor ai  tha se ka edhe  shteti Shqiptarë.

LUAN RAMA, SKENARIST I FILMIT DHE ISH AMBASADOR NË FRANCË

“Sigurisht që janë probleme që kanë të bëjnë me politikën, me politikën shqiptare, me presionin që i duhet bërë politikës greke, por Greqia me të vërtet është një shtet nacionalist, që e ka fshirë edhe emrin e Çamërisë gjithkund , në diskursin politik, në diskursin mediatikë, në diskursin social e ka shuar dhe mjerisht edhe politika shqiptare gjithë këto 35 vjetët, me ndryshimet politike, nuk ka arritur të  vëndoj çështjen e Çamërisë në tavolin të bisedimeve”.

Më pas, në sallë u hap edhe një debat, ku publiku parashtronte pyetje të ndryshme në lidhje me Çamërinë, ndërsa panelistët u përgjigjeshin.

Situata u bë edhe më emocionuese kur një vajzë e re në moshë mori mikrofonin, përshëndeti të pranishmit dhe shpalosi një pikturë të cilën e kishte vizatuar vetë, me titull ‘Kështjella e Çamërisë’. Më pas, ajo tregoi se kishte shkruar edhe një poezi. E ftuar të dilte para publikut për ta recituar, vajza mahniti të pranishmit me interpretimin e saj, duke fituar duartrokitje të gjata, përqafime dhe lëvdata, madje edhe nga vetë Luan Rama dhe Alket Veliu.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme