Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ka bërë kërkesë që ndaj të pandehurit J.B. , të caktohet masa e paraburgimit, e cila do të mbahet në Institucionin e Kujdesit Shëndetësor – në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Sipas njoftimit nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka sulmuar fizikisht nënën dhe dajën e tij, dhe me këtë rast ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188 par. 3 të KPRK-së.



