Super Mercedesët që pritet t’i shtohen linjës së veturave të vogla para 2020

Mercedes ka konfirmuar se linjës së vet të veturave me madhësi më të vogël do të zgjerohet nga 5 sa është tani në 8 modele deri në vitin 2020, transmeton koha.net.

Tani modelet e madhësisë së vogël të Mercedes janë A-Class, CLA, CLA Shooting Brake, GLA dhe B-Class.

Këtyre modeleve do t’i shtohen edhe tri të tjera, e modeli më ambicioz besohet të jetë një model që rivalizon VW e-Golf, e që besohet se mban emrin EQA, ndërsa dy modelet e tjera shefat e Mercedes nuk i kanë zbuluar.

Mercedes ka investuar 10 miliardë euro në zhvillimin e 12 veturave të reja elektrike nën emrin EQ, të cilët do të lansohen ndërmjet viteve 2019 dhe 2025.

Deri tani nuk është zbuluar pothuajse asgjë për këta modele të reja, por ueb faqja automobilistike autoexpress ka publikuar disa fotografi, të cilat zbulojnë dizajnin e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme