Shkrimtari e publicisti Veton Surroi sot në Facebook e ka kritikuar dëshirën për “uljen në dy karrige” të ministrit aktual të MAShT-it nga radhët e Nismës, Shyqri Bytyqi, transmeton Koha.net.
Bytyqi, veç shefit të MAShT –it po e aspiron edhe postin e kryetarit të Prishtinës dhe ai nga sot është përfshirë në garë dhe në fushatë e njëkohësisht do ta ushtrojë edhe detyrën e ministrit.
Surroi me këtë rast ka thënë se kandidimi i tij për kryetar të Prishtinës tregon se nuk i ka prioritet arsimin e Prishtinën; e ka të garantuar mossuksesin si ministër e si kandidat për kryetar.
Ky është postimi i Surroit në Facebook:
“Ministri i Arsimit i cili në ta marrë detyrën e ministrit kandidon për kryetar të Prishtinës tregon se nuk i ka prioritet arsimin e Prishtinën; e ka të garantuar mossuksesin si ministër e si kandidat për kryetar.
Shoqëria që toleron që ministri i arsimit të kandidojë për kryetar të Prishtinës e ka të garantuar që 70 për qind e nxënësve të mos kuptojnë atë që lexojnë”.
© KOHA