Seria e shkrimeve “Përse duhet mbrojtur Shefqet Krasniqin” nga publicisti e shkrimtari Veton Surroi kanë zgjuar debat publik.
Këtë e ka kërkuar edhe opinionisti Dardan Islami. Në Rubikon të KTV-së, Islami pyet Surroin pse trajton një temë të tillë pikërisht në kohë kur ai është nën hetime.
“Pse në këtë moment merresh me një rast që është nën hetime, rast i ndjeshëm; Çka më habit në këtë rast është se z.Surroin nuk e njoh si njeri që e ka thyer etikën, njihet për të kundërt dhe jap respekt këtu, publikisht. Më habit fakti pse z. Surroi futet në këtë moment në një proces gjyqësor”, ka thënë ai.
E përball tij, Surroi fillimisht qartëson Islamin duke i theksuar se imami Krasniqi nuk është nën hetime.
“z. Krasniqi nuk është nën hetime por është hap një procedurë gjyqësore ndaj tij. Nuk e marr mbrojtje z. Krasniqin sa e marr në mbrojtje Republikën e Kosovës”, ka thënë Surroi duke i shtuar kësaj se Kosova nuk është shtet islamik.
Surroi thotë se me Krasniqin i ndanë një botë e tërë mirëpo e drejta për t’u mbrojtur nga ligji mbetet e përbashkëta e vetme.
Surroi thotë të jetë i habitur se si një Prokurori guxon të ngreh padi për ajete kuranore.
“Krasniqi mund të dënohet për armëmbajtje, për mospagim taksash, për nxitje të urrejtjes, fjalori tij ka urrejtje ndaj sekteve të ndryshme. Por shteti i Kosovës nuk guxon të ngrehë padi ndaj Krasniqit për interpretime kuranore. Unë habitem se si një Prokurori guxon të ngreh padi për ajete uranore”, ka thënë Surroi.
© KOHA.