Surroi: Serbisë po i jepet edhe data për anëtarësim në BE, ndërkaq Kosova…

Publicisti dhe gazetari Veton Surroi ka thënë se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i pamjaftueshëm. Ai ka thënë se në këtë dialog ka dallime të mëdha mes palëve që po marrin pjesë në dialog, shkruan Periskopi.

Në temën ‘Përfundimi i dialogut. Çfarë mund të presë Kosova nga ky proces’ organizuar nga Forum 2015, Surroi tha se Serbia është shumë përpara me agjendën evropiane derisa Kosova ende po  merret me çështjen e liberalizimit të vizave.

“Ky dialog është i pamjaftueshëm për të ndryshuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Sot Serbia ka perspektivë evropiane, mund të bëhet anëatre diku kah viti 2020, ndërkohë Kosova renda këtyre kushteve nuk mund të bëhet anëtare për një arsye shumë të thjeshtë, sepse pesë vende të BE’së nuk e njohin Kosovën. Serbia ka një ardhmëri shumë më të prekshme evropiane derisa Kosova ende merret a do të ketë ende liberalizim të vizave apo jo”, ka thënë Surroi.

Ai ka thënë se ‘asimetria që Kosova mund të hyjë në një datë në BE e Kosovës nuk i përmendet një datë, duhet të ndryshohet’./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme