Surroi: Vëllezërit Bytyçi i ka vrarë Qeveria në të cilën ministër ishte Vuçiq

Publicistja dhe drejtoresha e Grupit KOHA, Flaka Surroi ka reaguar sot ndaj “keqardhjes” së kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për vrasjen e vëllezërve Bytyçi nga Policia serbe në korrikun vitit 1999 në poligon të saj.

Surroi, në profilin e saj në Facebook ka përkujtuar se në kohën e vrasjes së vëllezërve Bytyçi, kryetari aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka qenë ministër i Informimit në Qeverinë serbe. Ajo, në vazhdimin e shkrimit të vet, ka përkujtuar edhe akte e deklarata të tjera të luftës nga Vuçiq i cili nuk ka kërkuar falje për luftën dhe vrasjet nga Serbia në Kosovë.

Ky është shkrimi i plotë i Flaka Surroit në Facebook:

Vëllezërit Bytyçi i ka vratë policia nën komandën e Qeverisë, ministër i Informimit i së cilës ka qenë Vuçiq.

Ky ka qenë anëtar i partisë aleate të Millosheviqit, pulen i Vojvodës çetnik Sheshel.

Ka qene njeriu që në Kuvend të Serbisë ka deklaruar se për çdo serb të vrarë do t’i vrasin nga 100 myslimanë në Bosnje.

Ky njeri kurrë nuk ka kërkuar falje për luftën, viktimat dhe shkatërrimin në Kosovë.

Qysh i besohet atij pra?

© KOHA. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme