Vuçiç: Krim i tmerrshëm vrasja e vëllezërve Bytyçi

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, po qëndron për një vizitë zyrtare dyditëshe në SHBA.

Për disa media në Beograd ai ka bërë me dije se një nga temat që do të trajtohen me zyrtarët amerikanë është vrasja e vëllezërve Bytyçi në Serbi në vitin 1999 dhe djegien e Ambasadës amerikanë në Beograd në vitin 2008.

Për rastin Bytyçi ka thënë se ai “është krim i rëndë dhe i tmerrshëm që ka ndodhur” ndërsa për djegien e përfaqësisë diplomatike të SHBA-së në Beograd ka shtuar se gjërat po shkojnë në drejtim të “zgjidhjes efikase me procesin gjyqësor”, dhe aty nuk ka problem.

Përgjegjësit nuk duhet vetëm të turpërohen pasi Serbisë i kanë sjellë turp të madh, pasi për Serbinë është folur keq nëpër gjithë botën për shkak të një krimi të tmerrshëm. Sikur dhe çdo qytetar tjetër normal i Serbisë, dua që ky krim të shqyrtohet dhe të hetohet. Po ashtu nuk jam në gjendje dhe nuk guxoj të lejoj fyerjet nga cilado palë, qoftë dhe nga avokatët e tyre, kundër institucioneve të Serbisë në hesap të udhëheqjes së Serbisë”, ka thënë Vuçiç.

Vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi kishin ardhur nga SHBA në Kosovë në vitin 1999 për t’iu bashkuar UÇK-së së atëhershme.

Policia e Serbisë i kis arrestoi duke kaluar kufirin me Kosovën teksa po dërgonin në Serbi një familje rome.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme