Suspendohen dy zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës në përmbushje të autorizimeve dhe mandatit ligjor ka nxjerrë vendim për suspendimin e dy zyrtarëve të IPK-së, pas dyshimeve se të njëjtit kanë rënë ndesh me ligjin dhe rregulloret e brendshme gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Të suspenduarit B.R udhëheqës i Departamentit të Hetimeve dhe Q.B udhëheqës i divizionit Jugor të Hetimeve, dyshohen se kanë kryer shkelje të rëndë diskredituese, duke shtrembëruar faktet gjatë hetimit të një rasti të ndjeshëm të korrupsionit, ku me veprimet e tyre kanë insistuar në kthimin e zyrtarit që po hetohet në vendin e tij të punës.

“Inspektorati Policor i Kosovës njofton opinionin se do të veproj konform ligjit dhe do të ndërmarr masat e nevojshme sipas procedurave në fuqi edhe kur bëhet fjalë për zyrtarë të IPK-së”, thuhet në njoftim.

Rasti më tej do të trajtohet nga Ekipi Hetimor dhe Komisioni Disiplinor, të cilët do të zhvillojnë procedurat e parapara disiplinore. Gjithashtu lidhur me këto veprime është njoftuar Prokuroria e Shtetit për të trajtuar dyshimet për veprimtari penale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme