Suspendohet nga puna zyrtari i Shërbimit Korrektues që u përfshi në rrahjet në LDK

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar nga puna zyrtarin R.G, i përfshirë në përleshjet e fundit në këtë parti.

Sipas njoftimit të institucionit, masa mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor.

Kujtojmë që gjashtë persona janë arrestuar deri më tani nga përleshjet e djeshme në LDK, përfshirë edhe kryetarin e sapozgjedhur në nëndegën e Matit, Sherif Vrajollin, shkruan zeri.info.

Njoftimi i plotë

Shërbimi Korrektues i Kosovës  pas njoftimit nga policia e Kosovsë se zyrtari korrektues me inicialet R. G është perfshier në rrahje gjatë kuvendit zgjedhor të LDK-së, ka marr masa duke e suspenduar zyrtarin në fjalë dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore.

Masa disiplinore do të mbetet në fuqi deri në vendimin final të komisionit disiplinor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme