Sutanovac: Marrëveshjet gojore nuk kanë vlerë në marrëdhënjet ndërkombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike në Serbi (DS), Dragan Sutanovac, ka kërkuar që Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, të japë dorëheqje për shkak të deklaratës se egzistojnë marrëveshjet e shkruara dhe të pashkruara në Bruksel.

 

Në një deklaratë për mediat, Sutanovac kujtoi se Partia Demokratike tre muaj më parë i kërkoi Qeverisë serbe që të deklarojë se çfarë është nënshkruar në Bruksel, dhe çfarë u ra dakord në emër të qytetarëve të Serbisë, raporton B92.

Sutanoviç, në fakt, konsideron se ministri aktual i Punëve të Jashtme duhet të dijë se marrëvshjet gojore nuk janë të vlefshme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe se ato nuk do të mbrojnë serbët në Kosovë, të cilat, siç thotë ai, duhet të jetë qëllimi kryesor i vendit për politikën e Kosovës./GazetaExpress/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme