Svarqa: Mocioni i mosbesimit rrjedh nga PDK-ja

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muharrem Svarqa, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës me rënien e saj është mundësi për zgjedhje të parakohshme.

Svarqa thotë se mocioni për rrëzimin e Qeverisë është pjesë e derivateve të PDK-së.

”Koalicioni realisht do të duhej të ishte në krizë, por trendet negative të PDK-së dhe rënia e PDK-së për opinionin kosovar, ndoshta mund të përshpejtojnë opsionin për zgjedhje të parakohshme në vend”, tha Svarqa në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai tha se LDK përmes kësaj qeverie ka realizuar objektivat e saj.

Svarqa tha se “mocioni i mosbesimit është pjesë e derivateve të PDK-së.  LDK nuk iu frikësohet zgjedhjeve. Ka kryer të gjitha proceset”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme