Sveçla e Zemaj përplasen për trenin nga Kraljeva

Ish-drejtori i Inspektoriatit të Komunës së Prishtinës, Xhelal Sveçla në Rubikon të KTV-së, kërkoi përgjigje publike nga qeveria e Kosovës dhe presidenti Thaçi për trenin serb i cili vazhdon të udhëtojë nga Kraljeva në Zveçan.

“Në qoftë se institucionet e Kosovës kanë përmbushur një obligim ligjor për me ndalë atë tren, pse po dështojnë me përmbush obligimin tjetër ligjor, me ndalë trenin e Kraljevës”, ka thënë Svecla.

Përball tij, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj i tha se nuk mund të japë përgjigje pa e ditur se cili është destinacioni dhe në çfarë strukture është ai tren.

Zemaj premtoi se këtë pyetje do ta bëj në seancën e parë që do t’i ofrohet mundësia.

“Nuk mund të japim ne përgjigje pa e ditur se cili është destinacioni, në çfarë strukture”, ka thënë Zemaj.

Sveçla iu kundërpërgjigj duke i thënë se fton publikisht qeverinë e presidencën që të deklarohen lidhur me legalitetin ose jo të trenit i cili vazhdon linjën e rregullt nga Kraljeva në Zveçan.

“Në internet e ke, ta dërgoj ty, ja dërgoj Isa Mustafës dhe Skënder Hysenit orarin e trenit ilegal të trenit prej Kraljevës që futet në Zvecan ilegalisht”, ka thënë ai.

“Unë publikisht ftoj qeverinë e Kosovës, presidentin e Kosovës, cilido që e paskan ndalë trenin, ky treni Kraljevës, a është legal apo ilegal. Edhe billboard-at ku thuhet ‘Kosovo je Serbija’ në Graqanicë, Shtërcë, Ranillugë, edhe në veri, a janë legale apo ilegale. Le të deklarohen, opozita po kërkon”, ka thënë Sveçla në Rubikon të KTV-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme