Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane ka thënën se sa i takon çështjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore, Policia e Kosovës por edhe gjithë Ministria është në dispozicion të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në mënyrë që siç theksoi ai, zgjedhjet e 23 prillit të vijojnë dhe të përfundojnë suksesshëm.
“Për ne është imperativ që këto zgjedhje të mbahen në një atmosferë të qetë dhe të sigurt, qoftë për organizatorët, po ashtu edhe për vetë qytetarët atje. MPB-ja është në dispozicion të KQZ-së, në mënyrë që zgjedhjet të vijojnë dhe të përfundojnë suksesshëm”, theksoi ai.
Derisa shtoi se janë çështje e vendimeve politike të subjekteve të caktuara, të cilat duan apo jo të marrin pjesë në zgjedhje.
“Me rëndësi është që institucionet e Kosovës janë duke vijuar me organizimin e procesit zgjedhor ashtu siç është më së miri dhe unë jam i bindur se gjithë ky proces do të përfundoj i qetë, i suksesshëm duke i tejkaluar edhe problemet që i përmenda”, tha ai gjatë raportimit në komisionin parlamentar. /KSP
© KOHA