Shefi i asamblistëve të LVV-së, Gëzim Sveçla, ka dhënë versionin e tij lidhur me incidentin e së premtes në seancën e Kuvendit komunal të Prishtinës, ku pati pati një përplasje mes asamblistëve të LVV-së dhe atyre të LDK-së.
Sveçla ka thënë se thelbi i problemit qëndron qysh nga dje ku në seancë të jashtëzakonshme është zgjedhur kryesuesi i kuvendit komunal.
“Zgjedhja e kryesuesit është ajo që ka shkaktuar pakënaqësi dhe i ka shkaktuar dhimbje LDK-së. Sot në seancën që ka të bëjë me vërshimet, si grupi më i madh kërkova fjalën për të shprehur pakënaqësinë tonë për veprimet e djeshme”, tha ai.