Tabaku: Pas 13 vitesh qeverisje, socialistët u lanë 175 mijë familjeve “kartolinën e hidhur” të fasonerisë. Sektori drejt falimentimit

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për mbylljen me shpejtësi të bizneseve të fasonerisë, duke e cilësuar situatën si pasojë të drejtpërdrejtë të politikave dhe mungesës së vizionit ekonomik të qeverisë Rama.

“Pas 13 vitesh në qeveri, socialistët, në kulmin e pushtetit të tyre, u kanë lënë mbi 175 mijë familjeve shqiptare një kartolinë të hidhur: zhbërjen e industrisë fason dhe çuarjen drejt falimentimit të një sektori që dikur punësonte mbi 175 mijë shqiptarë”, deklaroi Tabaku.

Sipas saj, industria fason është lënë pa mbështetje dhe subvencione, ndërsa përballet me zhvlerësimin e euros, kostot e larta dhe barrën e taksave. Tabaku theksoi se mbyllja e fabrikave po godet jo vetëm sipërmarrësit, por edhe mijëra familje që sigurojnë të ardhurat nga ky sektor.

Deputetja demokrate paralajmëroi se Shqipëria rrezikon të humbasë markën “Made in Albania”, ndërsa biznese të shumta po nxirren në shitje dhe sipërmarrësit po transferojnë pajisjet dhe aktivitetin e tyre jashtë vendit.

“Ky është rezultati i një sistemi ekonomik dhe politik që sakrifikon familjet shqiptare, bukën dhe të ardhurat e tyre, për të mbajtur në këmbë një pakicë që e ka ngritur këtë sistem dhe përfiton prej tij”, u shpreh Tabaku.

Ajo akuzoi qeverinë se ka dëmtuar konkurrencën dhe ekonominë përmes tolerimit të parave të pista dhe lidhjeve me krimin e organizuar, ndërkohë që nuk ka hartuar politika për mbrojtjen e prodhimit dhe punësimit.

“Pa prodhim nuk ka vende pune, eksporte dhe ekonomi të qëndrueshme. Shqipërisë i duhet një model ekonomik që mbështet sipërmarrjen dhe punën, jo një sistem që i detyron bizneset të mbyllen”, përfundoi Tabaku.

The post Tabaku: Pas 13 vitesh qeverisje, socialistët u lanë 175 mijë familjeve “kartolinën e hidhur” të fasonerisë. Sektori drejt falimentimit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme