Tahiri: BE-ja nuk duhet qortuar Daut Haradinajn por Serbinë

Republika e Kosovës ka dëshmuar të jetë faktor i besueshëm për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon përmes fqinjësisë së mirë 

Kështu tha ministrja për Dialog Edita Tahiri, sot pas raportimit me dyer të mbyllura para Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, e cila theksoi se Kosova duhet të vazhdojë t’i përmbush obligimet e MSA-së në kuadër të obligimeve për zbatimin e marrëveshjes.

Mirëpo, sa i përket dialogut me Serbinë, ajo porositë që mos të ketë bisedime derisa të lirohet Ramush Haradinaj nga Franca, i cili, sipas saj, po mbahet padrejtësisht në Francë nga një flet arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

“Porosia ime është se në momentin kur hiqet pezullimi dhe ai do të ndodhë në kohën kur lirohet lideri i AAK-së Ramush Hradinaj atëherë Kosova duhet të vazhdoi të përmbush obligimet e Marrëveshjes së Stabilizim Ascociim në kuadër të atyre obligimeve janë edhe proceset e zbatimit të marrëveshjes… Unë besoi që do të lirohet Haradinaj, sepse po mbahet padrejtësisht në Francë dhe pastaj është parlamenti që duhet të marr vendimin e ri për heqjen e pezullimit”, theksoi Tahiri.

Ndërsa, për qortimet e bashkësisë ndërkombëtare për deklaratat deputetit Daut Haradinaj ndaj Serbisë, ministrja për Dialog Edita Tahiti thotë se Bashkimi Evropian e ka adresën e qartë ku duhet të bëjë kritika. Sipas tij, është Serbia ajo që vazhdimisht shërbehet me kritika kërcënuese nacionaliste de stabilizuese.

Tahiri tha se Serbia është ajo që vërtet shquhet me standarde të dyfishta, ku në njërën anë angazhohet për dialog, sepse i intereson të përparoj drejtë BE-së dhe në anën tjetër luan lojën e dualizmit me vonesa në zbatim të marrëveshjeve dhe me shkelje të tyre.

“Besoj se Bashkimi evropian duhet të koncentrohet aty ku është burimi I kërcënimeve serioze dhe nacionalizmi që shkojnë jo vetëm në dëme të paqes dhe stabilitetit në rajon. Por, po i ushqejnë edhe skenarët e rrezikshme gjeopolitike të Rusisë ku Serbia është bërë pjesë e skenarëve të rrezikshëm të ambicieve të Rusisë”, tha Tahiri.

Ajo ka shtuar se duhet parë edhe motivet përse janë dhënë këto deklarata.

Sipas Tahirit duhet kuptuar se Daut Haradinaj është vëllai i Ramush Haradinaj, jo vetëm ai, por të gjithë shqiptarët në Kosovë janë të prekur nga rasti i arrestimit të padrejtë të Haradinajt.

“Unë po e them nuk duhet shumë me u marrë me ketë punë, deklaratat e Daut Haradinajt duhet të kuptohen si një reagim për padrejtësitë dhe si një reagim për papërgjegjësitë e Serbisë jo vetëm në raport me Kosovën, por në raport me gjithë rajonin Serbia vazhdon të ndërhynë dhe të synojë destabilizimin”, theksoi ajo.

Duke folur për MSA-në, Tahiri tha se procesi i Stabilizim Asociimit është i lidhur me dialogun e Brukselit, andaj edhe përmbushja e obligimeve të Kosovës ndaj dialogut të Brukselit gjithmonë ka qenë në mënyrë serioze dhe me kohë.

Sipas saj, edhe këto pesë vendet evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën, duke parë që Kosova po angazhohet për paqe dhe fqinjësi të mirë të dëshmuara në dialogun e Brukselit kanë votuar për MSA-në e Kosovës dhe për ardhmërinë evropiane.

Tahiri tha se sot në Komisionin Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit kanë diskutuar edhe një herë për të gjitha rezultatet e dialogut me Serbinë dhe për të gjitha obligimet që Kosova i ka përfunduar.

Natyrisht, ajo tha se kanë diskutuar edhe për fushat ku ka ngecje Kosova dhe që janë pasojë e bllokimeve dhe dështimeve të Serbisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme