Tahiri: Dialogu me Beogradin do vazhdojë pas lirimit të Haradinajt

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdojë pas lirimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt si dhe kthimit të tij në Kosovë.

“Në momentin kur hiqet pezullimi dhe kjo do të ndodhë në momentin kur do të lirohet lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, atëherë Kosova duhet të vazhdojë t’i përmbushë obligimet e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit dhe në kuadër të saj edhe të dialogut të Brukselit”, u shpreh Tahiri.

Ministrja gjithashtu shprehu besimin se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të lirohet pasi po mbahet padrejtësisht në Francë.