Ministri Kosovar i drejtësisë Abelard Tahiri ka dhënë një intervistë për gazetën beogradase Danas. Ai ka reflekruar tek kërkesa e Serbisë për tu përfshirë në hulumtimin për vrasjen e Oliver Ivanovic. Tahiri ka thënë se Kosova ka nënshkruar një protocol bashkëpunimi në dialogun e Brukselit dhe është e gatshme të bashkëpunon me cdo shtet, përfshi Serbinë në shkëmbim informatash, pork a ftuar Serbinë të bashkëpunojnë fillimisht në gjetjen e vrasësve të vëllëzërve Bytyqi, krimeve të luftës si dhe dyshimet për djegjen e trupave të zhdukur shqiptarë, lëndë që asnjëherë nuk janë procesuar nga gjykatat serbe.
Sipas Danas, Tahiri poashtu ka ftuar shtetin sebr te përgjegjet se kush i ka vra fëmijët serbë në lafeterinë “Panda” më 1998, një krim për të cilin vetë Presidenti serbë pat hedhur dyshime që është kryer nga shërbimet serbe të inteligjencës.
Tahiri në këtë intervistë ka deklaruar se ka dy pengesa të mëdha në këtë bashkëpunim në mes të dy shteteve, përkatësisht mosgadishmëria e Serbisë të merret me krimet e veta të 1999 si dhe “tentativat serbe për ta bllokuar Kosovën në anëtarësinë në INTERPOL. “Është absure që Kosova ka procesuar në gjyqe të veta më shumë raste të krimeve të luftës së Serbia” derisa pohon se “është I vërtetuar fakti se liderët serbëm policia, ushtrua dhe paramilitarët ishin përgjegjës për krime të tmerrshme”.
Tahiri në këtë gazetë prezentoht si një anëtar I ri I politikës shqiptare në Kosovë, “sikurse edhe Vlora Citaku dhe Petrit Selimi” ndërsa citohet edhe portalet e Kosovës që kanë quajtur MInistrin e Drejtësisë si një nga shtyllat e reja të Partisë Demokratike të Kosovës.