Tahiri: Në Bruksel nuk do të bisedohet për Trepçën

Përmes një komunikate për medie, Ministria e Doalogut ka njoftuar se nesër në Bruksel do të ketë takime në çështjen e reciprocitetit për tabelat e automjeteve mes dyja shteteve me qëllim të finalizimit të planit zbatues në bazë të marrëveshjes së arritur më 14 shtator të këtij viti.

Sipas këtij njoftimi, nesër do të vazhdojnë bisedimet për marrëveshjen për drejtësi për të definuar më tej detajet e procesit të zbatimit.

Ndërkaq, pasnesër, pra më 20 tetor, në agjendë do të jetë çështja e vlerësimit të zbatimit të marrëveshjes për njohje reciproke te diplomave.

Ndërkaq, ministrja Tahiri citohet të ketë thënë se në këto takime nuk do të bisedohet për Trepçën, transmeton “Zeri.info”

“Pavarësisht dezinformatave që mund të kenë dal nga pala serbe, në Bruksel nuk do të bisedohet për çështjen e Trepçës sepse Trepça dhe gjitha asetet tjera janë të shtetit të Kosovës dhe për to asnjëherë nuk është biseduar dhe nuk do të bisedohet me askënd”, thuhet në komunikatë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme