Vazhdojnë të dalin në pah të tjera deklarata interesante të krye-myftiut të Kosovës, të bëra së fundi në Turqi.
Në një citat të ri ai e falënderon Zotin për ekzistimin e presidentit turk, Recep Tayypi Erdogan.
“Këto sulme, në të njëjtën kohë synonin qe t’i shkëpusnin marrëdhëniet e Turqisë me botën. Para se të gjithash, ne jemi falënderues që kemi shqiptarë që janë të bekuar nga Zoti që jetojnë në Turqi, pasi që atyre u është dhuruar nga Allahu një lider i madh si Recep Tayyip Erdogan. Jemi me fat”, ka thënë Tërnava, raporton KTV.
Komentet e tij janë bërë gjatë qëndrimit në Turqi për një samit me klerikë myslimanë nga Evropa dhe Azia, ku pjesëmarrësit e kanë dënuar tentimin e grusht-shtetit dhe e kanë quajtur terroriste organizatën e Fetullah Gulenit.