Tahiri: S’ka nevojë Donal Lu të na tregojë sa klane mafioze ka

Ish-ministri Saimir Tahiri ka deklaruar në emisionin “Opinion” se Shqipëria nuk ka nevojë për ambsadorët që të tregojnë se sa klane mafioze ka në vend.
“Kam shumë respekt për ambasadorët në tërësi, pavarësisht se i kam njohur ndryshe
secili me të vetat, njerëz janë edhe ata. S’kam preferuar të jem lloji i politkanit që shtrihet barkas para një ambasadori, apo t’i puthja dorën ndonjë herë një ambasadori, kam menduar që Shqipëria është një shtet sovran që me hallet e veta, t’i zgjidhë vet e as kam pritur që të vijë një ambasador të na zgjidhi problemet që ne mund t’i zgjidhim vet.
Në shtëpinë time s’ka asnjë burrë që vjen të zgjidhë problemet. S’ka nevojë Shqipëria për ambasadorë që tregojnë se sa familje apo klane mafioze ka, ia kam thënë ambasadorëve që atëherë s’me duhet mua fare kritika publike e një ambasadori, më duhet që kur të flasi per polcinë të vijë të më japi një ndihmë konkrete. E kam gjetur me 11 milionë euro ndihma nga të cilat 2 janë reale të tjerat ishin pallavra, eksprtizë kot. Megjithate e vleresoj ambasadorin amerikan per kurajon te pashoq per te denoncuar gjera…”,- tha Tahiri./Dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme