Takim pune i Odës ekonomike dhe Qeverisë për krizën energjetike

Përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Odës Ekonomike sot do të mbajnë takim pune për propozim vendimet rreth situatës me krizën energjetike.

Delegacionet, të cilat do të udhëhiqen nga ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe nënkryetari i Odës dhe kryetar i Shoqatës së Energjisë së Maqedonisë Koço Angjushev, do të shqyrtojnë gjendjen e fundit me lëvizjen e çmimeve të energjisë elektrike në bursë të cilat arrijnë deri në 500 euro për megavat orë këto ditë dhe që kërkojnë një reagim të menjëhershëm dhe të prerë të bartësve të politikës ekonomike, njoftojnë nga Oda Ekonomike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme