Takimi mes LSDM-së dhe LR- PDSH-së zgjati plotë një orë por nuk u vendos asgjë. Së paku kështu u prononcuan për media sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së Arben Taravari dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski duke mos precizuar asgjë.
Asnjëri nga sekretarët nuk u përgjigj konkretisht në pyetjet e gazetarëve se ku po ngecin bisedimet dhe se a kanë arritur ndonjë marrëveshje bashkëpunimi duke thënë se bisedimet vazhdojnë.
Taravari tha se ende qëndron fjala e tij që u tha dje, se LSDM i ka në dispozicion nënshkrimet e tre deputetëve të Aleancës për Shqiptarët. Oliver Spasovski nga radhët e LSDM-së, i pyetur se a është gjuha shqipe problemi kryesor u përgjigj shkurt duke thënë se ende nuk kanë marrë asnjë vendim dhe se kur do të kenë një të tillë, do ta plasojnë në media./Sakte.net