Avokati i njohur Arben Llangozi ka bërë publik emrat e personave pjesë e qeverisë shqiptare që kanë marrë pjesë në takimin e Arubës.
Gjatë një interviste televizive avokati tha se Damian Gjiknuri dhe Engjëll Agaçi kanë marrë pjesë në takimin me mafien e trafikut të drogës. Ata kanë qene pjesë e marrëveshjes me krimin se si do të investonin në Shqipëri.
Janë dy anëtarë të qeverisë që kanë shkuar atje me firmën e kryeministrit, tha avokati i njohur.
Sipas tij është informacion i saktë por SPAK nuk e heton.
“Nga informacioni që unë kam, thuhet se ka qenë një agjent i DEA-s dhe e ka përgjuar komplet këtë takim. Ka qenë i ftuar si pjesë e një grupi kriminal aty.
© SYRI.net



