“Takimi Pompeo-Vuçiq konfirmoi angazhimin amerikan për stabilitetin rajonal”

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka komentuar takimin mes sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Takimi midis sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq konfirmoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të angazhuara bashkë me të gjithë liderët e Ballkanit të mbështesin sigurinë, stabilitetin dhe paqen rajonale”, ka thënë Scott.

Ndërsa, Pompeo pas takimit shkroi se temë kyçe ka qenë dialogu Kosovë-Serbi dhe anëtarësimi i Serbisë në BE, derisa ka shtuar se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve forcon stabilitetin e tërë rajonit, përcjell lajmi.net.

“Drekë produktive me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për dialogun Kosovë-Serbi dhe për anëtarësimin e Serbisë në BE. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të forcojë stabilitetin dhe prosperitetin për Serbinë, për Ballkanin Perëndimor dhe për komunitetin trans-atlantik”, ka shkruar ai. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme