Takohen Kasami e Gashi, nënshkruajnë deklaratë për bashkëpunim

Sot në hapësirat e Kuvendit është realizuar një takim mes  kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi.

Arsye e këtij takimi ishte zyrtarizimi i gatishmërisë për bashkëpunim dhe bashkërendim të aktiviteteve politike të të dyja partive në drejtim të ndërtimit të një kampi opozitar që, sipas njoftimit të Lëvizjes BESA fillimisht do t’i artikulojë dhe mbrojë interesat strategjike integruese të vendit, ato etnike shqiptare dhe, në përgjithësi, ato qytetare, ndërsa më tej do të synohet që ky bashkëpunim të shtrihet në nivele të tjera të ndërveprimit politik.

“Duke qenë në një kapërcyell të rëndësishëm, kur procesi integrues po ngec, kur korrupsioni politik është bërë suksesi i vetëm i këtij pushteti, ndërsa të drejtat etnike shqiptare përsëri vihen në peshore të disfavorshme, momenti historik imponon që të gjitha forcat politike shqiptare, por jo vetëm politike, të bashkëpunojmë për ta deligjitimuar këtë qeverisje të korruptuar, të paaftë dhe të dëmshme për interesat e vendit dhe të shqiptarëve. Për këtë qëllim, dy kryetarët, Kasami dhe Gashi, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, që është zotimi formal i dy partive përkatëse për ta zyrtarizuar këtë dakordim. Për hapat e mëtejmë, për mundësitë e reja të bashkërendimit, si dhe për faktorët e tjerë që do t’i bashkohen këtij kampi, opinioni do të informohet më kohë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Lëvizja BESA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme