LEXO EDHE:
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, është takuar edhe me kryeministrin bullgar Kiril Petkov, shkruan Alsat.
Ai ka thënë se në këtë takim që u bë në margjinat e Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s, shprehën kënaqësinë për dinamikën e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë përmes grupeve punuese që janë duke u implementuar në këtë periudhë, si dhe marrëveshjeve të nënshkruara dhe memorandumeve të bashkëpunimit në disa fusha me interes të përbashkët.
“Vlerësuam se po bëjmë hapa serioz përpara me harmonizimin e plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Maqedonisë së Veriut me politikat e BE-së, gjë që thellon marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ngrit nivelin e dialogut politik. Arsyet për optimizëm kemi nga avancimi i bashkëpunimit mes dy vendeve, i cili e përshpejton procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar në Facebook, Kovaçevski./ Alsat.mk