Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje është takuar me liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin, raporton Sovrani.info
Lajmin për takimin mes tyre e ka bërë të ditur Pacolli, i cili ka postuar një fotografi nga takimi mes të dyve.
“Para seancës të nesërme në takim me Albin Kurtin biseduam për bojkotimin e seancës konstitutive nga koalicioni PAN”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.
Por, ai nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij takimi.