Takohen shefat e NATO-s dhe Pentagonit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, James Mattis, kanë diskutuar rreth shpenzimeve ushtarake dhe luftës ndaj terrorizmit, të cilat janë burim kritikash për aleancën nga presidenti Donald Trump.

 

Zyra e Stoltenberg ka thënë sot se dy shefat u pajtuan për vlerën themelore dhe të qëndrueshme të NATO-s për sigurinë e Evropës dhe Amerikës veriore, transmeton Express.

Në një bisedë telefonike, ata u shprehen se mezi presin që të punojnë së bashku për ta forcuar aleancën, duke përfshirë rritjen e shpenzimeve në mbrojtje dhe duke bërë edhe më shumë në luftë ndaj terrorizmit.

Ndërkohë, kohë më parë Trump pati thënë se NATO është plakur. Ai i ka zemëruar aleatët duke sugjeruar se ai mund të refuzojë që t’i mbrojë ato shtete që nuk shpenzojnë 2 përqindëshin e GDP-së në buxhete ushtarake./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme