Taksat për tregtinë online/ Ministrja: Ja kush do të paguajë tatim fitimin

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj thotë se është ngritur një task forcë, e cila do të bëjë gjurmimin e bizneseve që tregtojnë online, por që nuk janë subjekt i tatim fitimit.


Sipas ministres, me futjen e fiskalizimit, faturat do të jenë të deklaruara online dhe ligji ka një specifikë të përcaktuar për shërbimet online dhe faturat online.

Ajo sqaroi se ato biznese që e kalojnë fashën prej 14 mln lekësh, do të futen në skemën e pagimit të taksave.

“Ka pasur një bum këtë këtyre kategorie subjektesh që tregtojnë online. Ne kemi ngritur një ekip që është në bashkëpunim me autoritetin që kontrollon tregtinë online dhe ka për qëllim të gjurmojë këto subjektet nëpërmjet metodave hetimore.

Me futjen e fiskalizimit faturat do të jenë të deklaruara online dhe ligji ka një specifikë të përcaktuar për shërbimet online dhe faturat online.

Gjurmimi nuk bëhet vetëm përmes lëshimit të faturës, por bëhet edhe nëpërmjet transaksioneve bankare.  Ka një task forcë që bën gjurmimin e subjekteve pa NIPT.

Ligji për taksat dhe për tatimet i ka të parashikuara të gjithë elementet që lidhen si me tregtinë fizike dhe me atë online. Kjo VKM  që kalojmë  ka të bëjë me shtimin e sigurisë së konsumatorit në momentin që kryen blerje dhe transaksione online. Nuk ka të bëjë me ndryshim të taksave dhe tarifave në dhënin e këtyre shërbimeve.

Bizneset kanë tarifat e tyre dhe ne nuk mund të përcaktojmë tarifat e shërbimit të transportit. Ato taksohen për qarkullimin e tyre dhe për të gjitha transaksionet. Nëse nuk e kalojnë fashën prej 14 mln lekësh ato nuk janë subjekt i tatim fitimit. Nëse kanë qarkullim më të lartë janë subjekt i tatim fitimit”, tha ministrja.

Deklarata u bë në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ku ajo deklaroi se sot u miratua një ligj që ka të bëjë me shtimin e sigurisë së konsumatorit në momentin që kryen blerje dhe transaksione online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme