Taksisti i zhdukur prej tre ditësh nga veriu i Mitrovicës, i cili dyshohet se është vrarë, është familjar i politikanit të vrarë para më shumë se një viti, Oliver Ivanoviq.
KosovaPressi ka kontaktuar me lideren e Iniciativës ‘SDP’ në veri, Ksenija Bozhoviq, e cila ka konfirmuar lidhjen familjare të të zhdukurit me ish politikanin serb poashtu të vrarë para një viti.
“Jemi të shqetësuar tej mase. Ka qenë njeri i ndershëm dhe i sinqertë, ndërsa ka pasur kontakte të vazhdueshme me Oliverin dhe ardhur shpesh tek ne në seli. Nuk e di arsyen e vërtetë pse ka ndodhur, por kjo është e trishtueshme”, ka thënë Bozhoviq.
Ajo ka apeluar tek organet gjegjëse që ta ndriçoj rastin dhe të gjej sa më parë personin në fjalë.