Qeveria talebane thuhet se mban një ‘listë për vrasjen’ të homoseksualëve në Afganistan, duke detyruar shumë njerëz të fshihen.
Interpretimi ekstremist i ligjit të Sheriatit nga qeveria islamike do të thotë se homoseksualiteti është rreptësisht i ndaluar dhë i dënuar me vdekje – shpesh në mënyra brutale, transmeton rtv21.tv.
Drejtori i një grupi të të drejtave të njeriut LGBT+ ka pohuar se talebanët kanë krijuar një listë të homoseksualëve që duan të vrasin.
“Kjo është një kohë vërtet e frikshme për të qenë në Afganistan”, tha për France 24 Kimahliu Powell, drejtor ekzekutiv i “Rainbow Railroad”, e vetmja organizatë ndërkombëtare LGBT+ në terren në Afghanistan.
“Tani e dimë me siguri se talebanët kanë një ‘listë vrasjesh’ që qarkullon, duke identifikuar personat LBTQI+,” tha ai.
Nën sundimin e talebanëve, personat LGBT janë ndër më të rrezikuarit në Afganistan, ku shumë prej tyre përballen me nivele të shtuara të persekutimit.
Rainbow Railroad, e themeluar në vitin 2006, po ndihmon anëtarët e kërcënuar të komunitetit LGBT+ të gjejnë strehim në shtëpi të sigurta përpara se t’i çojnë “nëpërmjet tokësore ose ajrore” në sigurinë e përhershme në një vend të huaj, shkruan Dailymail.