Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! me kërkesën e znj. Tanja Fajon, eurodeputete dhe raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian u takuan sot në Prishtinë.
Gjatë takimit z. Konjufca tregoi edhe njëherë qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në lidhje me procesin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi duke shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ri-procedimin e marrëveshjes aktuale e cila është kontestuar si nga ana juridike dhe nga ajo faktike, nga profesorë dhe ekspertë të ndryshëm.
Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
21 shkurt 2017