Taravari: Ahmeti të jetë i relaksuar në opozitë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, thotë se Ahmeti duhet të jetë i relaksuar në periudhën e ardhshme dhe të përgatitet për zgjedhjet lokale.

Përgjigja e tij vjen si koment ndaj deklaratave të kreut të BDI-së Ali Ahmeti, i cili një ditë më parë tha se fillon manifestimi i pakënaqësisë pas mosrespektimit të legjitimitetit në formimin e qeverisë.

“Nëse ka pasur dikush oreks për pushtet është padyshim z. Ahmeti, 22 vjet në pushtet. Unë i uroj shëndet, i uroj të jetë sa më i relaksuar, të jetë opozitar i vërtetë dhe konstruktiv. E bukura e politikës është ndonjëherë të jesh në pozitë dhe ndonjëherë në opozitë. Tash besoj se disa vjet Ahmeti do të punojë me partinë e vete, do të nxjerr kuadro që kanë kredibilitet dhe besueshmëri te qytetarët. Matja jonë e parë janë zgjedhjet lokale, në 2025”, tha Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme