Sot Dr. Bekim Tateshi, drejtor i Klinikës Universitare të Oftalmologjisë dhe Dr. Bekim Pocesta, drejtor i Klinikës Universitare të Kardiologjisë, u zëvendësuan me dy kuadro të LSDM-së.
“Duhet të theksoj se në historinë e Klinikës Kardiologjike për herë të parë drejtonte një shqiptar, i cili u ndërrua me shpejtësi të pabesueshme nga BDI-ja dhe LSDM-ja!
Sa shumë alergji ka BDI-ja nga shqiptarët në vende drejtuese! Kaq dashuri për maqedonasit që drejtojnë insitucionet nuk ka pasur asnjë parti sa ka BDI-ja!”, shkruan Taravari në facebook, transmeton Gazeta Lajm.
“Ju lumtë BDI! Të paktën shprehni qartë qëndrimin tuaj anti-shqiptar!
Ndërkohë jam shumë krenar për të dy mjekët e mrekullueshëm që sot u pushuan nga puna për fajin e vetëm se kanë etninë e gabuar për të qënë në poste drejtuese!”, ka shtuar ai.