Taravari ka një porosi për LSDM – në

Sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes për Reforma, Arben Taravari, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë thotë se pret nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë të marrë guximin që me nënshkrimet e 20 deputetëve të thirret seanca parlamentare dhe të zgjidhet kryetari i ri parlamentit.

“Presim që LSDM e cila në rastin konkret ka numrin më të madh të deputetëve sesa ne. Tani presim që zoti Zaev të ndërmarrë hapa konkret drejt konstituimit të parlamentit. Në politikë kërkohet dhe guxim dhe ai duhet të tregohet i guximshëm në këtë moment nëse presidenti Ivanov nuk e ndan mandatin 20 deputetë mund të marrin iniciativë për mbledhjen e kuvendit ose ta detyrojnë drejtuesin e mbledhjes konstituive të thirrë mbledhje për përzgjedhjen e kryetarit të ri të parlamentit”.

“Si LR PDSH, qëndrojmë pas kësaj dhe gjatë bisedimeve kemi theksuar se një nga tri postet kyçe të shtetit, presideni, kryetari i parlamentit dhe Qeverisë, duhet t`ju takojë shqiptarëve”, thotë Arben Taravari sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes për Reforma në Partinë Demokrate Shqiptare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme