Grabovci dëshmon për Limajn, jep detaje para trupit gjykues (Video)

Adem Grabovci ka dëshmuar në seancën gjyqësore në rastin e njohur si “MTPT”, ku i përfshirë është Fatmi Limaj. Grabovci është pyetur për komunikimin e tij me shefin e Kabinetit të Ministrit, në atë kohë, Endrit Shala. Gjithashtu, ai është pyetur në detaje se si i ka zhvilluar takimet me Limajn, sa herë janë takuar dhe përmes kujt i kanë aranzhuar takimet.

I pyetur për lidhjen e tij me Limajn, Grabovci ka thënë se ka pasur raporte normale dhe se janë takuar sipas nevojave.

“Shumë normale. Sipas nevojave, një herë në ditë, pesë herë në ditë, një herë në javë. Ka mundur të jetë, ose jo, në mungesë të ministrit ato takime i kam udhëhequr unë. Endrit Shalën, ka qenë shef i kabinetit të ministrit. Ai duhet të merret me punët e përditshme të ministrit. Ato janë punë të rregulluara me ligj, nuk jam marrë me to. Normalisht ne kemi biseduar për punë të ministrisë, për politikat, problemet. Endrit Shala i ka raportuar shefit të vet, ministri zotëri Limaj”, është shprehur ai, raporton Indeksonline.

Kujtojmë se Fatmir Limaj në atë kohë ishte ministër i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, deri sa Grabovci ishte zëvendësministër.

/Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme